Telegrafi

Ofertë që Milani dhe klubet tjera të interesuara nuk mund ta bëjnë – klubi i njohur anglez thyen bankën për Armando Brojën

Monaco, Wolverhampton, Fenerbahce, Milani dhe Bologna kanë dërguar ofertat e tyre te Chelsea për Armando Brojën, por tani raportohet se Everton u fut furishëm në garë dhe ka ofruar  30 milionë funte (35 milionë euro) për ta mbyllur marrëveshjen.

Sulmuesi shqiptar sapo është rikthyer në “Stamford Bridge” pas një huazimi gjashtë mujor me Fulhamin dhe mbetet nën kontratë deri në qershor 2028.

Milani dhe Bologna e donin dhe kishin shpresuar ta merrnin atë në huazim me opsion blerje në fund të sezonit.

Megjithatë, sipas talkSPORT dhe gazetarit Ben Jacobs, Everton tani është në bisedime të avancuara dhe shpreson ta mbyll marrëveshjen për 35 milionë euro.

Kjo është shumë mbi buxhetin që klube si Milani, Bologna, Monaco dhe Fenerbahce do të mund të ofronin për Brojë, i cili mbush 23 vjeç në shtator.

Lexo po ashtu Jo vetëm Milani, Armando Broja përfshihet edhe në listën e ngushtë të dëshirave të Bolognës

Nga Anglia klube si Southamphtoon dhe Wolves kishin shprehur interesim të madh për shqiptarin, me klubin e parë që e kishte Brojën në huazim për një vit.

Ai shënoi dy gola dhe siguroi një asistim në 27 paraqitje këtë sezon mes Chelseat dhe Fulhamit.

Lexo po ashtu Garë e ashpër për Brojën, pas Monacos dhe klubeve angleze ai kërkohet edhe në Itali dhe Turqi

Evertoni ka probleme serioze financiare, kështu që është për t’u habitur se si ata kanë ofruar kaq shumë para. /Telegrafi/