Telegrafi

Ofertë prej 50 milionë eurosh në vit që Mahrez t’i bashkohet Al-Ahlit

(Foto: Getty Images)

Riyad Mahrez është shënjestër e Al-Ahlit, në rast se klubi saudit arrin të sigurojë marrëveshje për Roberto Firmino dhe Edouard Mendy.

Sipas Daily Mail, algjerianit do t’i ofrohet kontratë dyvjeçare me përftimet prej 50 milionë euro në vit.

32-vjeçari ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025, nga e cila përfiton 10 milionë euro në sezon.

Lexo po ashtu Riyad Mahrez bëhet asistuesi më i mirë afrikan në histori të Ligës Premier

Mahrez, i cili nuk ka qenë i kënaqur me minutazhin e lojës kah fundi i sezonit, është i interesuar që ta përfundojë karrierën në Arabinë Saudite.

Lojtari ofensiv është ndër emrat e shumtë nga futbolli evropian që lidhen me klubet nga Saudi Pro League, disa prej të cilëve veçmë i kanë zyrtarizuar transferimet. /Telegrafi/