Berat Gjimshiti nuk pritet të qëndroi tek Atalanta për stinorin e ri.
Konkurrenca e madhe në skuadrën zi kaltër ka bërë që Gjimshiti të kërkoi skuadër tjetër për një huazim një vjeçar.
Është skuadra e ngjitur në Serie A këtë edicion, Benevento që po kërkon huazimin e Gjimshitit.
Atalanta do të luaj edhe në garat evropiane, më saktësisht në Ligën e Evropës dhe ende nuk ka vendosur nëse do ta lejoj largimin e shqiptarit apo jo.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë vitin e kaluar u huazua tek Avellino në Serie B ku kishte një stinor të mrekullueshëm.
Benevento i ka ofruar një vend në formacionin bazë ish-anëtarit të Zurichut dhe ky transferim mund të zyrtarizohet gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/