Anthony Martial pritet të largohet nga Manchester United.
Afrimi i Romelu Lukakus ka bërë që francezi ta humbas pozitën e titullarit tek ‘Djajtë e Kuq’.
Interesim për francezin ka shprehur skuadra e madhe italiane Roma por edhe Inter po tenton shkëmbimin me Ivan Perisic.
Por së fundmi në garë për sulmuesin e talentuar është futur edhe ish-kampioni i Gjermanisë, Wolfsburg.
‘Ujqërit’, po mendojnë të bëjnë një skuadër konkurruese dhe synojnë transferimin e Martialit.
21-vjeçari nuk ka pasur hapësirat e duhura nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe është shprehur i gatshëm të largohet.
Mediat gjermane kanë raportuar se Wolfsburg është e gatshme të shpenzojë rreth 35 milionë euro për transferimin e tij në Bundesliga.
Kujtojmë që ish-anëtari i Monacos ka kontratë me Unitedin deri në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/