Milani do t’i ofrojnë kontratë të re Rafael Leaos në vlerë 6 milionë euro në sezon plus bonuset, duke shpresuar të largojë interesimin që ka nga Chelsea dhe Manchester City.
Talenti 23-vjeçar është nën kontratë deri në qershor 2024, kështu që kuqezinjtë po nxitojnë të shmangin një situatë të ngjashme me ato që i ndodhën me Gianluigi Donnarumma, Hakan Calhanoglu, Franck Kessie dhe Alessio Romagnoli, që u larguan si lojtarë të lirë.
Ata kishin qenë afër një marrëveshjeje me agjentin e lojtarit për 4 milionë euro përpara paraqitjeve të forta të tij që i ndihmuan Milanit të fitonte titullin e Serie A sezonin e kaluar.
Pas kësaj klubet më të mira evropiane, duke përfshirë Chelsea dhe Manchester City, filluan të interesohen për portugezin, ku tani agjenti i tij kërkon pagë deri në 7 milionë euro neto në sezon.
Sipas Tuttosport dhe Tuttomercatoëeb, propozimi i fundit i përgatitur nga drejtorët e Milanit vlen 6 milionë euro në sezon plus shtesa që do të arrinin shifrën e 7 milionë eurove.
Lojtari u ble në vitin 2019 për 29.5 milionë euro nga klubi francez Lille dhe tani ka kontribuar me 30 gola dhe 27 asistime në 123 ndeshje për kuqezinjtë. /Telegrafi/