Kampioni i ri i Anglisë, Chelsea nuk e ka ndërmend të dorëzohet sa i përket Tiemoue Bakayokos.
Mesfushori i Monacos ka shkëlqyer këtë edicion duke ndihmuar skuadrën e tij ta fitoj titullin e kampionit dhe të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve por edhe ta fitojë titullin e kampionit në Francë.
Kësisoj Chelsea është tejet e interesuar për transferimin e mesfushorit qendror në Londër.
Mediat franceze kanë shkruar se pas refuzimit të ofertës së parë, Chelsea ka bërë edhe një ofertë për lojtarin.
Besohet se skuadra e Antonio Contes ka ofruar 45 milionë funte për transferimin e Bakayokos në ‘Stamford Bridges’.
Mbetet të shihet nëse Monaco do të pranojë ofertën e Chelseat dhe do të mbetet pa njërin nga lojtarët e saj kryesor. /Telegrafi/