Telegrafi

Ofertë e lartë e Cityt për Mendyn, në garë edhe Chelsea

Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet duke përforcuar mbrojtjen.

Ylli i Monacos, Benjamin Mendy është objektivi kryesor i Cityt për krahun e majtë të mbrojtjes.

Skuadra angleze ka bërë tani ofertën zyrtare prej 50 milionë eurove për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit francez.

Monaco e ka refuzuar ofertën e klubit nga ‘Etihad Stadium’ pasi synon të përfitojë më shumë.

Së fundmi në garë është futur edhe Chelsea pasi po dështon t’i sigurojë shërbimet e Alex Sandros.

Mediat angleze kanë raportuar se Chelsea pritet të mposhtë konkurrencën e Cityt për t’i siguruar shërbimet e Mendyt. /Telegrafi/