Telegrafi

Ofertë e çmendur për futbollistin që dështoi te Interi

Në drejtim të skuadrës italiane ka ardhur një ofertë e çmendur për mesfushorin brazilian, Felipe Melo.

Skuadra kineze, Jiangsu, e cila njëherësh ka pronar të njëjtë sikurse Interi, Suning Commerce Group, i ka vënë syrin mesfushorit te Interit, Felipe Melos.

Nuk është për tu çuditur fakti i futbollistit që skuadra kineze e kërkon, por shifra që ata kanë gati për t’ia prezantuar zikaltërve, për futbollistin që vetëm një vit më parë e mori për vetëm 2.5 milionë euro nga Galatasaray.

Sipas të përditshmes italiane Republica, skuadra Jiangsu është e gatshme të ofroj hiç më pak se 12 milionë euro për të siguruar shërbimet e brazilianit. /Telegrafi/