Telegrafi

Ofertë e çmendur nga United për Kessien

Jose Mourinho është i vendosur për ta transferuar një mesfushor gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kësisoj portugezi ka vënë në shënjestër mesfushorin afrikan Franck Kessie që aktivizohet me Atalanten.

20-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion me Atalantan në Serie A, duke shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Mediat në Itali kanë shkruar se United i ka dorëzuar një ofertë të lartë prej 40 milionë euro klubit italian.

Mbetet të shihet nëse Atalanta do të pranojë këtë ofertë apo do të kërkoi më shumë para për yllin e tyre.

Kujtojmë që për lojtarin interesim të madh ka shprehur edhe Juventus dhe Chelsea. /Telegrafi/