Telegrafi

Ofertë e çmendur nga Kina për Baccan

Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca mund të largohet nga Milani.

Kolumbianit i kanë mbetur pesë ditë kohë, për të zgjedhur mes milionave nga Kina dhe Evropës.

Bacca është në një udhëkryq të sikletshëm, sepse Tianjin Quanjin i ofron 12 milionë euro në vit, tri herë më shumë se Milani.

Fabio Canavaro e do te skuadra që drejton dhe tashmë varet gjithçka nga sulmuesi kolumbian, sepse Milani do të ishte i lumtur ta shiste për rreth 30 milionë euro.

Megjithatë, varet nga Bacca dhe ai nuk është fort i bindur, për shumë arsye, duke nisur nga ambientimi në Kinë e deri te dalja nga tregu evropian. /Telegrafi/