Juventusi raportohet se ka ofruar 75 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Napolit, Gonzalo Higuain.
Sulmuesi argjentinas ishte golashënuesi më i mirë sezonin e shkuar në Serie A, por agjenti i tij ka deklaruar se futbollisti nuk do të largohet nga Napoli.
Megjithatë, tani Juve raportohet se ka ofruar 75 milionë euro për shërbimet e tij dhe pjesë e transferimit, sipas “Calciomercatos” do të jetë edhe Roberto Pereyra.
Për Higuainin interesim ka shprehur edhe skuadra angleze Arsenal që po e kërkon argjentinasin që disa vite.
Por për sulmuesin qendror interesim kanë shprehur edhe disa skuadra kineze që janë të gatshme t’i ofrojnë rrogë marramendëse nëse zgjedhë kampionatin kinez. /Telegrafi/