Telegrafi

Ofertë e çmendur e Unitedit për Balen

Manchester United janë duke përgatitur një ofertë prej 120 milion eurove për futbollistin e Real Madridit, Gareth Bale.

Sipas El Confidencial, reprezentuesi i Uellsit ka kërkuar të largohet nga gjigantët spanjollë dhe ka vendosur sytë për një rikthim në Ligën Premier.

Ish-mesfushori me tipare sulmuese i Southamptonit dhe Tottenhamit është nën kontratë me skuadrën nga Santiago Bernabeu deri në vitin 2019, por presidenti Florentino Perez është i gatshëm ta lë të largohet.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Kjo pasi, shuma që United po përgatitet ta paguaj është mjaft joshëse.

Në tre vitet që Bale ka qenë në Madrid, ai ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, por pa arritur të fitojë La Ligën. /Telegrafi/