Milani ka filluar të zgjohet nga gjumi i thellë për tu përforcuar për stinorin e ri.
Emri kryesor në listën e Adriano Gallianit është mesfushori polak Piotr Zielinski.
‘Rossonerët’, tani kanë avancuar negociatat me Udinesen duke bërë edhe ofertë zyrtare.
Talenti polak ka pasur një stinor mjaftë të mirë si i huazuar tek Empoli, ndërsa ai është dëshira kryesore e Montellas për mesfushën.
Sipas asaj që ka raportuar ‘Gazetta dello Sport’, Milan ka ofruar 15 milionë euro për blerjen e Zielinskit si dhe bonuset.
Mbetet të shihet nëse Udinese do ta pranojë ofertën, pasi lojtari thuhet se është pajtuar të transferohet te Milani. /Telegrafi/