Telegrafi

Oferta turistike e Maqedonisë u prezantua në Tiranë

Oferta turistike e Maqedonisë u prezantua në Tiranë para 73 ekspozuesve dhe mysafirëve në Panairin e parë ndërkombëtar për turizëm ”Mediteranian Tourism Fair”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, interesimi për natyrën dhe kulturën e Maqedonisë në panairin në Tiranë ishte i madh, posaçërisht te të rinjtë.

Stenda e Maqedonisë u vizitua edhe nga ambasadori Stojan karajanov, ministresha shqiptare për zhvillim ekonomik, turizëm, tregti dhe sipërmarrësi, Milva Ekonomi, si edhe Ardit Çollaku, drejtor i Agjencisë shqiptare të turizmit./Telegrafi/