Site icon Telegrafi

Oferta të mëdha për shkollën e mesme, nxënësit e nxorën në shitje për mahi (Foto)

Disa nxënës së klasës së gjashtë në Berwickshire High School në Angli, reklamuan përmes internetit, kinse po e shesin shkollën e mesme për 2,018 funte.

Bashkë me objektin, në ofertë ishin edhe hapësirat sportive, stafi dhe drejtori i mllefosur, transmeton Telegrafi.

Këtë mahi të nxënësve, dikush nuk e kuptoi dhe i ngriti ofertës vlerën në 50 mijë funte, në përpjekje për ta blerë.

Reklama për shitjen e shkollës së mesme

“Ndërtesa ka 50 dhoma, pesë banja, kuzhinë moderne, hapësira sporti dhe pjesë tjera për zbavitje” thuhet në postimin e bërë në një ueb-faqe që merret me patundshmëri.

Shitësit kanë thënë se pasi kryhet blerja më nuk ka kthim prapa, ndërsa bashkë me shkollën vjen edhe komplet stafi i përkushtuar.

“Pjesë e pakos është edhe drejtori i mllefosur, i cili do të na vret, kur të kuptoi që e kemi bërë ne. Që tani mund ta paramendojmë, se si po i skuqet fytyra, vetëm duke e lexuar reklamën” shkruan më tutje postim.

Por, nuk ka kaluar gjatë dhe reklama është larguar, ndërsa zyrtarë të shkollës ende nuk kanë dhënë përgjigje për njoftimin e pazakontë. /Telegrafi/

Exit mobile version