Michy Batshuayi duket se përfundimisht do të transferohet në kampionatin gjerman.
Sulmuesi belg ishte i huazuar tek Borussia Dortmund nga Chelsea në gjashtë muajt e fundit.
Në 10 ndeshje të zhvilluara në Bundesliga, Batshuayi tregoi vlerat e tij duke shënuar shtatë gola dhe duke asistuar në tre të tjerë.
Kjo ka bërë që Dortmund të këmbëngul për transferimin përfundimtar të sulmuesit belg.
Mediat angleze kanë raportuar se klubi gjerman ka bërë tanimë një ofertë përfundimtare për sulmuesin.
Verdhezinjtë kanë ofruar 40 milionë euro në drejtim të Chelseat për ta lënë të lirë lojtarin.
Por klubi gjerman nuk do ta ketë fare të lehtë të nënshkruajë me lojtarin.
Në garë për shërbimet e tij janë edhe skuadra tjera të mëdha si Napoli, Olympique Marseille e Valencia. /Telegrafi/