Site icon Telegrafi

Oferta nga Italia dhe Arabia për Mavrajn

Mërgim Mavraj duket se do të largohet nga Hamburgu gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mbrojtësi shqiptar i ka prishur marrëdhëniet me klubin që nga edicioni i kaluar.

Ai u suspendua nga Hamburgu skuadër e cila ka rënë në Bundesliga 2.

Por pavarësisht prej kësaj për reprezentuesin e Shqipërisë ofertat nuk po mungojnë.

Së fundmi mediat në Gjermani kanë raportuar se është Palermo që ka shfaqur interesim për Mavrajn.

Përveç Palermos në garë për shqiptarin janë edhe disa skuadra nga Arabia Saudite.

Ndërkohë interesim konkret ka shfaqur edhe skuadra e madhe turke Trabzonspor.

Gjatë ditëve në vazhdim mbetet të shihet se ku do të vazhdoj Mavraj karrierën e tij.

Një gjë është e sigurt, lojtari nuk do të qëndrojë te Hamburgu në Bundesliga 2. /Telegrafi/

Exit mobile version