Sony është duke u përpjekur me çdo kusht që ta bindë Daniel Craigun ta përsërisë rolin e James Bondit.
Raportohet se kompania i ka ofruar plot 150 milionë euro aktorit për dy filma të ardhshëm, teksa po vazhdojnë spekulimet se kush do të jetë zëvendësuesi i tij.
“Ndoshta nuk dua t’i pranoj disa gjëra, por me të vërtetë nuk dua që të mendoj për Bondin e ri. Derisa ai nuk e thotë definitivisht, nuk do të mendoj”, ka thënë producentja Barbara Broccoli për këtë çështje, transmeton Telegrafi.
Filmi i ri për Bondin nuk do të vijë së paku edhe dy vite, prandaj Craig ka kohë të mendojë nëse do ta përsërisë rolin e agjentit sekret.
Kandidatë për rolin ikonik janë Tom Hughes, Tom Hiddleston e Idris Elba. /Telegrafi/