Massimiliano Allegri, Raul Gonzalez … ose Zinedine Zidane. Ka shumë pasiguri rreth bankinës së Real Madridit në këtë moment, por brenda një javë do të dihet më shumë kur mbyllet edhe La Liga.
Kjo pasi gjërat do të duhet të lëvizin me shpejtësi për të planifikuar sezonin e ri 2021/22 dhe Real Madrid po pret me padurim vendimi e Zidane Zidanes.
Nëse ai vendos të largohet, siç u është thënë lojtarëve të tij, atëherë Allegri dhe Raul janë favoritët për ta zëvendësuar atë.
Italiani është në dispozicion këtë verë, por duhet një vendim i shpejtë, pasi Juventusi dhe Napoli janë të interesuar për shërbimet e tij.
La Gazzetta dello Sport shkruan se Florentino Perez tashmë ka bërë një ofertë për Allegrin.
Propozimi i tij është një marrëveshje dy-vjeçare me opsionin për një të tretë, ndërsa do të fitonte 10 milionë euro për secilin nga dy sezonet e para në punë. /Telegrafi/