Site icon Telegrafi

Oferta e PDK-së për opozitën, s’parasheh zgjedhje të reja

Zyrtarët e PDK-së kanë thënë se oferta për opozitën nuk parasheh edhe zgjedhje të reja.

Sipas tyre, fjala është për bisedime dhe marrëveshje për të stabilizuar shtetin.

Nënkryetari Adem Grabovci ka thënë se për këtë nismë të kryetarit të Partisë do të njoftohet edhe partia e Isa Mustafës. Ai shprehet se “dhuna dhe presioni s’duhet të jetë mjetë për arritjen e qëllimeve politike”.

“Duhet të ulemi dhe të diskutojmë. Kjo ide është e kryetarit (Kadri Veseli). Ai mund të diskutojë dhe sqarojë më shumë rreth kësaj ideje”, tha Grabovci. /Express/

Exit mobile version