Leonardo Bonucci duket se do të largohet nga skuadra e tij aktuale Milan.
Gjiganti italian ka nevojë të shesë lojtarë pasi është në krizë dhe Bonucci duket se do të jetë shitja e parë.
Edhe pse kapiten i skuadrës, Milan ka vendosur për ta larguar atë gjatë afatit kalimtar të verës.
E ardhmja e reprezentuesit italian duket se do të jetë në futbollin anglez, më saktësisht në Manchester.
‘Djajtë e Kuq’, kanë bërë ofertë e parë në drejtim të Milanit për transferimin e Bonuccit.
Nën kampionët e Anglisë kanë ofruar 32 milionë euro te Milani për kapitenin e tyre.
Sipas medieve italiane Milan po pret një ofertë rreth 40 milionë euro që të pranojë largimin e lojtarit.
Rossonerët synojnë që Bonuccin ta shesin vetëm jashtë kampionatit italian, ndërsa në garë është edhe PSG. /Telegrafi/