Telegrafi

Oferta më e çuditshme që ka marrë Xhensila Pere: 250 mijë euro për një natë (Video)

Në javët e fundit, Xhensila Pere është shumë e përfolur në media, ndërkohë që kështu ka ndodhur edhe në të kaluarën, duke qenë se ajo është mjaft e hapur në atë që dëshiron të bëjë.

Ajo ka qenë Miss në Shqipëri, ka marrë pjesë në “Big Brother”, kurse aktualisht është pjesë e spektaklit të vallëzimit “Dance With Me”.

Nuk kanë munguar thashethemet për raportin e saj me partnerin e vallëzimit, ndërsa kjo ka qenë një nga pyetjet që ia kanë bërë drejtueset e emisionit Thumb.

Lexo po ashtu Xhensila Pere: Kam kryer marrëdhënie seksuale mbi deve

Një nga pyetjet e nikoqireve të emisionit ishte për ofertën më të të çuditshme që kishte marrë, ndërsa mysafirja nuk hezitoi të përgjigjej.

Xhensila ka theksuar se i ishin ofruar 250 mijë euro që ta kalonte natën me person.

“Më ka shkruar një djalë i një biznesmeni në Zvicër, kishte hotelin e vet…”.

“Edhe (më ofroi) diku 250 mijë për një natë që të shkoja unë. E bukura ishte fjalia e fundit: ‘Më pas do të kesh vetëm një suitë'”, ka treguar Xhensila.

Gjatë emisionit, ajo iu është përgjigjur një sërë pyetjesh interesante, ndërsa përgjigjet e saja mund t’i dëgjoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/