Barcelona ia ka bërë të qartë Ousmane Dembeles se ata nuk kanë ndërmend të risin ofertën e tyre aktualisht në tavolinë që francezi të rinovojë kontratën e tij, sipas raportimeve në Spanjë.
Anësori nuk është më zyrtarisht lojtar i katalunasëve, pasi kontrata e tij në Camp Nou skadoi të premten në mëngjes dhe ai është një lojtar i lirë pasi nuk arriti të nënshkruajë një marrëveshje të re me gjigantët e La Ligës.
Mes krizës financiare të Barcelonës, Dembele do të duhej të kishte bërë një ulje të konsiderueshme pagash për të qëndruar në klub.
Klubi spanjoll e ka bërë të qartë se kjo është marrëveshja e tyre më e mirë dhe nuk do ta konsiderojë rritjen e ofertës.
Kontakti i fundit mes lojtarit dhe klubit ishte të hënën kur agjenti i Dembeles, Moussa Sissoko udhëtoi në Barcelonë për një takim tjetër për të diskutuar një rinovim të mundshëm të kontratës pasi ofertat e mëparshme ishin refuzuar.
Me trajnerin e Barçës, Xavi, që po shtynte për një marrëveshje, Sissoko bëri udhëtimin duke e bërë më parë të qartë se asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet në kushtet aktuale.
Në këtë situatë, Chelsea është favorite për t’i marrë shërbimet e tij dhe së shpejti pritet të ketë një marrëveshje. /Telegrafi/