Barcelona luajti 3:3 në ndeshjen e djeshme kundër Granadës, skuadrës së parafundit në renditjen e La Ligës dhe mori vetëm një pikë nga ndeshja nga e cila priste pikët e plota.
Barcelonës iu desh të barazonte dy herë rezultatin ndaj Granadas para tifozëve të saj dhe siguroi pikën me golin e shënuar nga Lamine Yamal në minutën e 80-të.
Xavi tha në konferencën për shtyp se ekipi i tij nuk u tregua mjaftueshëm dhe nuk arriti të mbyllte diferencën me Girona e vendit të dytë. Ai nuk hoqi dorë nga lufta për titull.
“Gara për titull tani është dy pikë më e vështirë, por ne nuk do të dorëzohemi. Deficiti i pikëve është i madh, por nuk është e pamundur ta kompensojmë atë. Ne bëmë shumë gjëra të gabuara në këtë ndeshje”, tha Xavi. pas ndeshjes.
Ai tha shumë më tepër gjatë vetë ndeshjes. Kamerat rregjistruan shpërthimet e tij të zemërimit, kështu që trajneri i Barcelonës u filmua duke gjuajtur topin me inat dhe më pas duke përplasur grushtin në karrige. E gjithë kjo u pasua me ofendime dhe të bërtitura nga ai.
El enfado de Xavi tras el empate del Granada.#DeportePlus pic.twitter.com/VsqRp3kuoW
— Fútbol en Movistar Plus+ (@MovistarFutbol) February 11, 2024
Tani që janë eliminuar nga Copa del Rey dhe kanë mbetur 10 pikë mbrapa Realit, Barcelona synon që të shkoj sa më larg në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/