Site icon Telegrafi

Oezdemir për duelin ndaj Latifit: Unë vi për t’i nokautuar njerëzit

(Fotomontazh: Getty Images/Guliver/Jeff Bottari/Zuffa LLC)

Volkan Oezdemir është kundërshtari i Ilir Latifit në duelin e të shtunës mbrëma në kuadër të ‘UFC Uruguay’. Zvicerani me origjinë kurde shpreson ta nokautojë rivalin e tij shqiptar.

“Asnjëherë nuk është gjë e mirë që duhet të presësh për një duel. Sidomos kur shtyhet”, ka thënë Oezdemir para përballjes ndaj yllit shqiptar të MMA-së.

“Është gjithçka e bukur kur stërvitesh – ndihesh mirë dhe ke një ndjenjë të shkëlqyer – mirëpo kjo duhet të përmbyllet me diçka. Duhet të përfundojë me një duel. Ndërsa herën e kaluar meçi nuk u zhvillua dhe tash më në fund të është koha që ta zgjidhim duelin”.

Lexo po ashtu Pas duelit ndaj Oezdemir, Latifi mendon të garojë në kategorinë e peshave të rënda të UFC-së

“Latifi është vërtet trupngjeshur; është i fortë dhe si një dem i vogël përpiqet të të kapë. Nëse nuk të kap, do të dalë prapa për të të goditur”.

“Është shumë i fortë dhe trupngjeshur, prandaj do të jetë vështirë për ta rrëzuar dhe gjëra të tilla. Por, kjo është loja ime. Të gjithë e dinë cila është loja ime, nuk është fshehtësi. Unë vi për të nokautuar njerëz”, është shprehur Oezdemir, citon ufc.com. /Telegrafi/

Exit mobile version