Site icon Telegrafi

OEMVP me apel për ndihmë deri tek bizneset

OEMVP së bashku me anëtarët e saj ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ofrojë ndihmën e saj të pakursyer në çdo aspekt ku ka mundësi për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar nga vërshimet në rrethinën e Shkupit dhe Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

OEMVP ka mobilizuar bizneset dhe ka organizuar aksion për grumbullimin e ndihmave dhe mbështetjes për të cilat më urgjentisht kanë nevojë si: uji i pijshëm, ushqim (qumësht, ushqim për fëmijë, ushqim të konservuar, kanaçe, etj), produkte higjienike, enë të plastikës për ushqim, çizme prej gome, mjete të tjera pune (lopata, etj.), batanije dhe veshje.

OEMVP bën apel deri tek të gjitha bizneset shqiptare anëtare dhe jo anëtare që kanë mundësi për të ndihmuar të kyçen në këtë aksion.

“OEMVP bën apel deri tek të gjitha bizneset shqiptare anëtare dhe jo anëtare që kanë mundësi për të ndihmuar të na kontaktojnë në telefon 076/397-504 ose në e-mail info@oemvp.org dhe të informohen rreth pikave ku do grumbullohen ndihmat. Gjithashtu, OEMVP do të jep edhe kontributin e saj në mjete financiare të cilat do të përdoren në fazën e dytë të intervenimit në zonat e prekura, ndaj lusim të gjitha bizneset që deri më date 12 Gusht 2016 (E premte) të prononcohen për vlerën që do të dhurojnë dhe më pas do të vendosim në cilën formë do të shpërndahen që sanimi i dëmeve të përfundon në afat sa më të shkurtër kohor”, thonë nga OEMVP./Telegrafi/

Exit mobile version