Site icon Telegrafi

OEMVP – 15 vite duke mbrojtur dhe mbështetur bizneset shqiptare në Maqedoni

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore i plotëson me sukses 15 vite të ekzistimit dhe mbrojtjes së bizneseve shqiptare në Maqedoni nga sistemi dhe paragjykimet e ndryshme, të ndikuara nga rrethi dhe e kaluara.

15 vite të përfshira në një dokumentar të realizuar për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e OEMVP-së. Për etapat e funksionimit të OEMVP-së flasin Nebi Hoxha e Drilon Iseni si përfaqësues të aktual të odës së ndërmarrësve shqiptarë në Maqedoni. Menderes Kuçi dhe Xhemail Dauti si ish-kryetarë të OEMVP-së dhe Taip Jakupi, përfaqësues i bizneseve të Zonës së Vizbegut në Shkup

Sipas Jakupit, Zona e Vizbegut nuk do të ishte kjo që është tani pa ndihmën e OEMVP-së. Kuçi tregoi për konkurrencën dhe garën me dhomat tjera ekonomike në vend. Dauti flet për sfidat e para të Odës, duke u përballur me paragjykime etnike nga elita e atëhershme politike në vend. Hoxha dhe Iseni prezantojnë të arriturat e Odës për 15 vite ekzistencë.

Dokumentari në vete përmban të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, me rrëfime ekskluzive, statistika të pa publikuara më herët dhe fakte rreth betejave dhe “luftës” shqiptare për fuqi ekonomike në Maqedoni. /Telegrafi/

 

Exit mobile version