Telegrafi

OEAK prezanton të gjeturat për ‘Indeksin e Konkurrueshmërisë së Prodhimit’

Sot do të mbahet tryeza e radhës e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), e titulluar “Indeksi i Konkurrueshmërisë së Prodhimit”, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e këtij sektori.

Paneli do të përfshijë diskutime nga Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, udhëheqësi i Programit Compete të USAID, Skënder Rama dhe Teuta Kurshumlija nga Stone Castle.

Prezantimi i raportit do të mbahet duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e OEAK-ut. /Telegrafi/