Telegrafi

Odriozola raportohet se ka arritur te Bayern Munichu për teste mjekësore

Alvaro Odriozola ka arritur për teste mjekësore te Bayern Munichu.

Anëtari i Real Madridit është shumë afër që ta kompletojë kalimin te skuadra gjermane.

Goal.com raporton se mbrojtësi ka arritur për teste te kampioni i Bundesligës ku do të nënshkruajë kontratë gjashtë mujore.

Los Blancos u pajtuan që ai të largohet nga Santiago Bernabeu në këtë afat, por vetëm në formë huazimi pa të drejt blerje te Bayerni.

Lexo po ashtu Odriozola mungon në stërvitjen e Real Madridit, thuhet se do të kalojë te Bayern Munich

Kështu, Odriolzola që shihej si zëvendësues i Marcelos, po kalon në Allianz Arena në mënyrë që të luajë më shumë.

Spanjolli tashmë gjendet në Oberpfaffenhofen, afër Minuchut, aty ku do t’i kompletojë testet mjekësore. /Telegrafi/