Telegrafi

Odriozola: Koha ime te Real Madridi do të vije

Alvaro Odriozola duket se nuk është i lumtur te Bayern Munich dhe e dëshiron rikthimin te Real Madridi.

24-vjeçari ka dhënë shenja se ai e dëshiron rikthimin në Santiago Bernabeu, derisa ka deklaruar se koha e tij te Los Blancos do të vije.

“Jam i bindur se koha ime te Real Madridi do të vije”, ka thënë Odriozola, në një intervistë për Marca.

“Në zemrën time e ndjejë se Zinedine Zidane do të më jap shansin që të dëshmoj veten dhe nuk kam dyshime për këtë”.

Lexo po ashtu Shqetësimet e huazimeve të Real Madridit - nga Odegaard e Kubo, deri te Hakimi e Ceballos

“Una jam aktualisht i fokusuar te Bayern Munich, por do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në verë”, ka shtuar më tej ai.

Skuadra gjermane është e gatshme të blejmë kartonin e tij, mirëpo Real Madridi dëshiron që t’i jap edhe një shans atij. /Telegrafi/