Site icon Telegrafi

Odise Roshi pensionohet nga Kombëtarja e Shqipërisë

Sulmuesi anësor, Odise Roshi ka vendosur të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar apo më saktë nga futbolli i luajtur me Kombëtaren e Shqipërisë

Federata e Futbollit e Shqipërisë është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme me ngjyrat kuqezi.

Odise Roshi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin kombëtar, duke dhënë gjithmonë maksimumin e tij në arritjet historike të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Gjatë gjithë karrierës së tij me kuqezinjtë, Roshi i njohur edhe me nofkën “Raketa” nga tifozët, numëron 71 ndeshje dhe 5 gola, ndërsa ishte pjesë e skuadrës në kualifikimin historik në “Euro 2016” dhe pjesë e saj në Kampionatin Evropian.

FSHF ka falënderuar Roshin për të gjithë kontributin e dhënë ndër vite me fanellën kuqezi, ku do të kujtohet gjithmonë për asistimet e tij vendimtare, shpejtësinë dhe energjinë e tij në fushë. /Telegrafi/

Exit mobile version