Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe ekipit turk të Sakaryaspor, Odise Roshi është sërish baba.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Roshi në një një postimi që ka bërë sot (e mërkurë) në llogarinë e tij të Instagramit.
Futbollisti shqiptar njoftoi se u bë baba për herë të dytë duke postuar një imazh teksa mbante në duar djalin e tij të porsalindur.
“Mirë se erdhe në jetë princi im i vogël Noan Roshi”, ka shkruar futbollisti në mbishkrimin e postimit.
Kujtojmë që Roshi u martua në vitin 2020 me partneren e tij Silvi, dyshja kanë edhe një djalë më të madh që erdhi në jetë në vitin 2021. /Telegrafi/