Majlinda Kelmendi do të përballet në çerekfinale të kampionatit botëror në xhudo ndaj një italiane.
Është Giuffrida Odette ajo që do të rivalizojë Majlindën në rrethin tjetër të garave.
Odetta mposhti Jimenezin nga Panama për të siguruar një duel me Majlindën.
Majlinda është favorite absolute në këtë duel ndaj italianes dhe pritet të kalojë në gjysmëfinale.
Aty ajo do të përballet sipas të gjitha gjasave me njërën nga Amandina Buchard, Joana Ramos ose Xin Wang.