Martin Odegaard ka zbuluar se Barcelona rivalizoi Real Madridin për nënshkrimin e tij përpara se ai përfundimisht të transferohej në Bernabeu.
Norvegjezi zgjodhi të lë Stromsgodsetin në vitin 2015 për t’u bashkuar me Mbretërit, por pavarësisht se u cilësua si njëri nga talentet më të mëdhenj të lojës, ai nuk ishte në gjendje të linte përshtypje të menjëhershme me Los Blancos.
Odegaard ka vetëm një paraqitje të ligës për Realin, ndërsa ai është dërguar në huazim në tre sezone të njëpasnjëshme, së pari te Heerenveen dhe Vitesse në Holandë , dhe tani te Real Sociedad në Spanjë.
Me Sociedadin që ai pritet të luaj kundër Barçës të shtunën, Odegard ka zbuluar se ai mund të ishte bashkuar me skuadrën katalunase, nëse historia do të ishte ndryshe.
“Kishte shumë ekipe që thirrën babanë tim. Po, ai udhëtoi një herë në Barcelona, por në fund të fundit nuk ndodhi një transferim për mua”, ka thënë fillimisht Odegard për Noticias de Gipuzkoa.
“Unë mendoj se futbolli im do t’i përshtatet Barcelonës, por besoj se është gjithashtu njësoj edhe me Real Madridin”.
“Ata duan të fitojnë duke luajtur mirë dhe lojë sulmuese… Më pëlqen futbolli spanjoll, ku të gjitha skuadrat janë të forta”, përfundoi norvegjezi. /Telegrafi/