Arsenali ka qenë lider në Ligën Premier për një kohë të gjatë, por në fund ka dështuar për ta fituar titullin e kampionit.
Edhe pse ende ka gjasa matematikisht, një gjë e tillë duket e pamundur dhe këtë e kanë kuptuar edhe futbollistët e Arsenalit.
Aktualisht diferenca është katër pikë nga City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe kampionit në fuqi të Anglisë i mjafton vetëm edhe një fitore nga tre takime sa do t’i ketë deri në fund.
Se iu ka ikur titulli nga duart e pranon edhe kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard që ka thënë se tani atmosfera në dhomat e zhveshjes nuk është më e mira.
“Duket që titulli i Ligës Premier tashmë na ka ikur nga duart. Sinqerisht është e vështirë për t’u pranuar një situatë e tillë”.
“Nuk ka një atmosferë të mirë edhe në dhomat e zhveshjes, por kjo është normale në një situatë të tillë. Nuk e di çfarë ndodhi, por jemi shumë të zhgënjyer dhe duket se nuk kemi më asnjë shpresë”, deklaroi Odegaard.
24-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer me fanellën e Topçinjve ku në 35 ndeshje zyrtare në Angli ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/