Odat ekonomike i mbështesin masat ekonomike të Qeverisë veçanërisht ato për mbështetjen e kompanive eksportuese dhe për investim në projektet e infrastrukturës. Këtë në takimin e sotëm të parë me ministrin e ri të Financave, Kirill Minoski ia kanë porositur përfaqësuesit e tre odave ekonomike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata shpresojnë se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë bashkëpunimi i hapur me Ministrinë me qëllim që të sigurohet ambient më i volitshëm i kompanive vendore dhe të hapen vende të reja të punës.
“Qëllimi ynë kryesor është ta zhvillojmë sektorin privat për atë që kompanitë vendore janë boshti i ekonomisë së Maqedonisë. Të ndihmojmë në krijimin e rrethimit afarist i cili do të mundësojë zhvillimin e kompanive të Maqedonisë, krijimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të lartë shtuar dhe do të kontribuojmë për hapjen e vendeve të punës më të sofistifikuara që do të kontribuojë edhe për pozita pune më të paguara të cilat në linjë të fundit do ta rrisin standardin jetësor të qytetarëve”, ka deklaruar ministri Minoski në konferencën për shtyp e cila u organizua pas takimit.
Nga Oda ekonomike e Maqedonisë shprehën gatishmëri se edhe në periudhën e ardhshme do ti mbështesin të gjitha politikat ekonomike të cilat janë në drejtim të mbështetjes së kompanive eksportuese, realizimin e projekteve të infrastrukturës dhe për mbështetjen e investimeve, dhe për Lidhjen e odave ekonomike, ekonomia vendore duhet të jetë boshti i rritjes ekonomike në shtet./Telegrafi/