Site icon Telegrafi

Odat dhe asociacionet e biznesit kërkojnë rishqyrtimin e dënimit ndaj “Elkos Group” (Dokument)

Oda e Afarizmit te Kosovës ,Oda Ekonomike e Kosovës, Rrjeti i shitësve më Pakicë, dhe asociacione tjera te biznesit janë shprehur tejet të shqetësuara në lidhje më vendimin e Bordit te AKP-së, të marrë në mbledhjen e mbajtur më datë 25.06.2018 ndaj Kompanisë Elkos Group, dhe aplikimin e ndëshkimeve financiare prej 1,170,000 Euro, lidhur me rastin e privatizimit të Ndërmarrjes se Re ”Famipa” Sh.p.k në Prizren.

Odat dhe asociacionet e Biznesit janë shumë te shqetësuara më vendime të tilla dhe konsiderojnë se këto e dëmtojnë seriozisht zhvillimin e biznesit në Republikën e Kosovës, dhe po ashtu krijojnë klimë të pafavorshme për bizneset duke paraqitur Kosovën si vend ku bizneset ndëshkohen dhe që të duket jo atraktiv dhe i papërshtatshëm për investitorët e huaj dhe vendor.

Odat dhe asociacionet e biznesit kërkojnë nga Bordi i Agjencisë Kosovare te Privatizimit, Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit te Kosovës qe të marrë parasysh këtë shqetësim te Odave dhe Asociacioneve te Biznesit dhe te rishqyrtohet ky vendim i marrë ndaj Kompanisë Elkos Group, pasi që vendim nuk është në favor të askujt dhe më së paku ne favor dhe në funksion të zhvillimit ekonomik te Kosovës.

Exit mobile version