Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka përshëndetur iniciativën e Partisë Demokratike të Kosovës për ta zhbllokuar krizën ekonomike me katër masa konkrete.
“Me gjasë po kalon kësaj here, me 4 amendamente shumë përmbajtjesore nga opozita. Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, pritet te votohet të premten. Ekstra 200 milionë për bizneset e prekura nga pandemia”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.
PDK ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për Rimëkëmbjen Ekonomike, duke propozuar mbi 400 milionë euro ndihma konkrete për qytetarët dhe bizneset. /Telegrafi/