“Oda e stomatologëve të Maqedonisë bashkëndjen me të gjithë qytetarët dhe me kolegët e saj të prekur nga fatkeqësia natyrore e cila ndodhi më 06.08.2016 dhe prandaj ka marrë Vendim që me kompensim të caktuar financiar ti ndihmojë kolegët stomatolog të prekur nga fatkeqësia natyrore”, thuhet në njoftimin e kësaj ode, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Njëkohësisht Oda e stomatologëve të Maqedonisë me përkrahjen e miqve tanë Colgate më 19.08.2016 (e premte) në ora 10 në punktin e shkollës fillore “Kiril dhe Metodi” në Stajkovcë do tu dhurojnë mjete për higjienë orale të gjithë qytetarëve nga zonat e prekura nga vërshimet (brusha për dhëmbë, pasta për dhëmbë dhe lëng për shpëlarjen e gojës për fëmijë dhe të rritur). Me këtë donacion e tregojmë njerëzinë tonë në suaza të mundësive tona“, thuhet në njoftim./Telegrafi/