Oda e Mjekëve të Kosovës ka ngushëlluar të gjitha familjet që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit në Shqipëri, si dhe të lënduarëve iu uron shërim të shpejt.
Në një letër dërguar mjekëve në Shqipëri, Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur gatishmërinë që në emër të tyre dhe në emër të komunitetit mjekësor nga Kosova, të ofrojë çfarëdo ndihme, qoftë ajo profesionale, materiale, fizike apo morale.
Në këtë letër thuhet se për këtë do të jenë në kontakt të vazhdueshëm më organizatën simotër, Urdhërin e Mjekëve të Shqipërisë.
“Mbahuni të fortë dhe kujtoni se nuk jeni të vetmuar. Ne na mbetet të kujtojmë atë që Ju keni bërë kur Kosova digjej, ndërsa populli shqiptar i Kosovës vritej, përdhunohej dhe përndiqej. Me solidaritet”, thuhet tutje në këtë letër.
Ndërsa ka shkuar në 16 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi vendin këtë të martë.
Ministria e Mbrojtjes konfirmon se 16 persona kanë humbur jetën, mes tyre një fëmijë, ndërsa vijojnë aksionet për kërkim-shpëtim të personave të mbetur nën rrënoja./Telegrafi/