Site icon Telegrafi

Oda Amerikane në Kosovë priti Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit Richard Verma

 Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma, për të diskutuar forcimin e lidhjeve ekonomike dhe nxitjen e bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
Në takim morën pjesë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Alexander “Sasha” Kasanof dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Anu Prattipati.Takimi ishte një mundësi për anëtarët e Odës Amerikane që të diskutojnë lidhur me sfidat rregullative, tregtare dhe të investimeve duke eksploruar në të njëjtën kohë rrugët për një bashkëpunim më të thellë.

Oda Amerikane mbetet e përkushtuar për të nxitur dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve amerikane dhe palëve të interesuara ekonomike të Kosovës, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version