Telegrafi

O’Connelli i përgjigjet qytetarëve: Nëse nuk ju pëlqejnë politikanët tuaj votoni të tjerët, në Britani nuk do të hyjë asnjë i korruptuar

Ruairi O Connell (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, përmes llogarisë së tij në Facebook ka vazhduar sot bashkëbisedimin e tij me qytetarët.

Ai ka vendosur një orë në dispozicion që t’iu përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga qytetarët.

Një prej qytetarëve pyeti ambasadorin se deri kur do të vazhdohet me këta politikan dhe kur do të pastrohet kjo Qeveri?

Ambasadori O’Connell i ktheu përgjigje duke i thënë se nëse nuk ju pëlqejnë politikanët, ta votojnë dikë tjetër.

“Nëse nuk ju pëlqejnë politikanët tuaj votoni dikë tjetër, kjo është Demokracia dhe kjo mendoj është shumë e thjeshtë”, shkroi O’Connell


Ndërsa një pyetje tjetër e njërit prej qytetarëve ishte nëse Ambasada e Britanisë së Madhe do të veprojë njësoj si ajo e Amerikës për t’i ndaluar vizat zyrtarëve të korruptuar.

Përgjigja e O’Connell ishte se cilido që ka histori kriminale dhe lidhje me korrupsionin, nuk do të mund të hyjë në Britani.

Një ndër pyetjet që i është bërë atij ishte nëse ndërkombëtarët do të ndërhyjnë për neutralizimin e rrjetit të krimit të madh ekonomik në vend.

Me këtë rast O’Connell tha se nuk duhet shpresuar fare për ndërhyrje ndërkombëtare në këtë pikë pasi që Kosova është shtet i pavarur./Telegrafi/