Telegrafi

O’Connell ua uron Kurban Bajramin besmintarëve myslimanë në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell, u ka uruar të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe më gjerë, festën e Kurban Bajramit.

O’Connell, përmes një postimi në Facebook, ka uruar që kjo festë të sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet.

Urimi i plotë i ambasadorit O’Connell:

“Do të doja t’u uroj të gjithë Muslimanëve në Kosovë dhe më gjërë, gëzuar Kurban Bajramin (Eid al-Adha). Kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja”, ka shkruar ambasaori O’Connell.  /Telegrafi/