Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se vitin e kaluar ka pasur një rritje alarmante të rasteve të fruthit në Evropë, ku janë regjistruar tridhjetë herë më shumë se një vit më parë, raporton BBC.
Zyrtarët shëndetësore paralajmërojnë se rastet janë në rritje, dhe se nevojiten masa emergjente për të parandaluar këtë përhapje, transmeton Telegrafi.
Më shumë se 30 mijë njerëz janë infektuar në vitin 2023, për dallim nga viti 2022 kur ishin regjistruar 941 raste.
OBSH beson se arsyeja kryesore është se fëmijët janë vaksinuar më pak kundër kësaj sëmundje, gjatë pandemisë së COVID-19.
“Kemi parë jo vetëm 30 herë më shumë raste por edhe mbi 21 mijë të hospitalizuar dhe pesë raste të vdekjeve nga fruthi. Është shqetësuese”, tha drejtori i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge.
“Vaksinimi është mënyra e vetme për të mbrojtur fëmijët kundër çfarëdo sëmundje potencialisht të rrezikshme”, shtoi Kluge. /Telegrafi/