Partia OBRM-Popullore ka mbështetur ndryshime ligjore me të cilën ndalohet importi i mbeturinave që do të përdoren si lëndë djegëse në prodhim.
Nga OBRM-Popullore theksojnë se ndryshime të tilla duhet të miratohen më shpejt, për shkak të mungesës së kontrollit adekuat në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe për shkak të përdorimit të pakontrolluar deri më tani.
“Situata është alarmante. Në të ardhmen të mos lejohet që më vetëdije të ndotjet ajri duke lëshuar grimca të dëmshme në procesin e përpunimit mbi sasinë e lejuar me ligj”, thonë nga OBRM-Popullore.
Nga atje u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve politike që të mbështesin këtë propozim./Telegrafi/