Partia opozitare OBRM-PDUKM përmes një kumtese thotë se Zaevi kur ishte në opozitë premtonte se do t’i kthejë mbi 600.000 persona të shpërngulur, tash kur është në qeveri, jo vetëm që nuk i ktheu, por në politikat e tij e përshpejtuan shpërnguljen. Zaevi i bëri gjenocid ekonomik Republikës së Maqedonisë. Ekonomia më shumë se një vit është zero. Partia e cila premtonte rritje të bruto produktit vendor për 5%, tash kur është pozitë nuk mund të bëj rritje ekonomike më shumë se zero. Industria është me e dobëta në rajon, kurse ndërtimtaria është në ulje për 37%.
“Shteti po fundoset në korrupsion. Kriminaliteti i strukturave më të larta në Qeveri është problemi më i madh që ballafaqohet shteti. Në ndërmarrjet shtetërore shihet se si tenderë jepen firmave partiake. Ndërsa biznesmenë e thjeshtë janë shtypur nga karteli i kësaj qeverie. Zaevi në vend të jetës, solli pa perspektivë. Derisa në planin e brendshëm solli debakël, edhe në planin e jashtëm i prishi përgjithmonë pozicionet e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Nga opozita thonë se marrëveshja me Greqinë nuk është krenari, por turp për shtetin. Zaevi në në mënyrë të ndërgjegshme prani ndryshimin e identitetit dhe gjuhës të popullit të vet dhe ndryshim të Kushtetutës të shtetit, edhe pse më parë deklaronte do të ndryshojë, Zaevi është sinonim i gënjeshtrës.
Zoran Zaevi është sinonim i pa perspektivës. Zoran Zaevi dhe karteli kriminal i cili ai e udhëheq patjetër të largohen, që Maqedonia të përparojë./Telegrafi/