Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zoran Zaev të japë dorëheqje

Kërsto Jovanovski nga OBRM-PDUKM në konferencën e sotme për shtyp, kërkoi që Zoran Zaev të jap dorëheqje dhe të ndalet të gjejë arsyetime qeshrake, sipas tij duke e nënçmuar popullin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kaluan saktë 38 ditë, Zoran Zaev nuk ka ndër mend të tërhiqet nga politika ashtu siç premtoi vetë përderisa humb në këto zgjedhje, ndërsa i humbi. Kaluan më shumë se një muaj kur më 11 dhjetor ishte mposhtur politika destruktive dhe manipuluese e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. Populli përkrahjen më të madhe ia dha OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, ndërsa Zoran Zaev u tërhoq dhe vendosi të fshihet”, theksoi Jovanovski.

Ai gjithashtu tha se Zoran Zaev ka për qëllim ta mbajë peng partinë e tij dhe tërë Maqedoninë, dhe më e mira sipas Jovanovskit do të ishte që Zaev të jap dorëheqje./Telegrafi/