Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zoran Zaev po luan me interesat më të larta shtetërore

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj deklaratave të kryeminstrit Zoran Zaev, i cili kishte deklaruar se ardhja e partisë së tij në pushtet ka përmirësuar gjendjen e qytetarëve dhe se Ligji i gjuhëve nuk është jashë kornizave të Kushtetutës.

Nga OBRM-PDUKM- thonë se pas 11 muajve vetëm Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij mund të jenë të kënaqur me atë që është arritur dhe se ai po luan me interesat më të larta shtetërore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pas 11 muajve Zaev në vend që të kërkojë përgjegjësi për korrupsionin, ai reformon gjyqësorin duke ftuar prokurorët për kafe. Leksioni të cilin mund ta jep Zaevi është se si dëmtohet buxheti i shtetit për 8 milionë euro dhe më pas kjo amnistohet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Përndryshe, kjo parti sot në Kuvendin e Maqedonisë ka dorëzuar iniciativë për rrëzimin e Qeverisë së Zaevit (interpelancë), për të cilën pritet të diskutohet dhe votohet të mërkurën./Telegrafi/