Site icon Telegrafi

OBRM-PDUKM: Zaevit nuk i intereson emri i shtetit

OBRM-PDUKM-ja thotë që Zoran Zaevi duhet të largohet nga pozita e Kryeministrit. Zoran Zaevi nuk ka asnjë kredibilitet të përfaqësojë Republikën e Maqedonisë kur nuk respekton asgjë që është maqedonase.

“Kujt i intereson se si do të jetë emri i ri i shtetit”, ky është qëndrimi i Zoran Zaevit i thënë në intervistën për BBC. Si gjithmonë, Zaevi qëndrimet e tij të i tregon jashtë vendit, kurse brenda shet floska boshe, reagojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.

“Kujt i intereson pastaj, se a do të na quajnë Maqedonia Veriore apo Maqedonia Jugore, emrin zyrtar do ta kemi Maqedonia Veriore. Gjithçka që është shtetërore do të riemërohet me emrin e ri. Dhe kjo është pjesë e marrëveshjes që duhet ta plotësojmë, thotë Zaev për BBC.

Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se Zaevit nuk i intereson as identiteti maqedonas, historia maqedonase, gjuha maqedonase, as shtetësia e Maqedonisë e shprehur përmes Kushtetutës së Republikë së Maqedonisë. Sipas partisë opozitare Kryeministri interesohet më shumë për interesat greke dhe këtë e pranon radhazi nëpër mediumet ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zaevi për BBC pranon se ka pranuar gjithçka që është lidhur me kërkesat anti-maqedonase, dhe thotë “Kishte një vija të kuqe, si ajo që të kemi emër të ri, i njëjti të jetë me prapashtesë gjeografike dhe të jetë e përdorur si brenda, ashtu edhe jashtë Maqedonisë”. Zaevi i pranoi linjat e kuqe të Greqisë, por jo edhe vijat e kuqe të Maqedonisë duke shkelur gjithçka që ishte krenare maqedonase.

“Është e saktë që mbi 75% të qytetarëve të Maqedonisë janë për BE dhe NATO, por i gjithë populli maqedonas është kundër fshirjes të emrit Republika e Maqedonisë, kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kundër parashtresave të gjuhës maqedonase apo kombësisë”, reagojnë nga OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/

Exit mobile version