Përmes një kumtese të lëshuar reagoi partia opozitare ndaj sjelljes së pahijshme të Qeverisë ndaj mediumeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“OBRM-PDUKM-ja e dënon rëndë qasjen e Qeverisë ndaj mediumeve dhe ndaljen e fotografëve dhe kameramanëve që në mënyrë profesionale punojnë punët e tyre. Kanosje dhe nënçmimet drejt mediumeve janë kanosja ndaj publikut dhe tregojnë mospasjen e kapacitetit demokratik të Qeverisë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Ka partia opozitare kërkojnë nga Kryeministri Zoran Zaev që menjëherë të kërkojë falje para mediumeve për sjelljen e pahijshme ndaj profesionistëve që vetëm se kanë kryer punën e tyre, që është informimi i publikut.
“Kryeministri Zoran Zaev menjëherë duhet të ndrrojë këshilltarin e ti për media që me kanosje dhe nënçmime u përpoq t’i frikësojë gazetarët. Vetëm me marrjen e këtyre hapave, Kryeministri Zoran Zaev do të tregojë seriozisht se punon për lirinë e mediave”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/